Вертикализатор Smart PRoВертикализатор Smart PRo

SMARTPRO

Smart Pro ™ – Vertikalizues statik

64.476,00 den.

Madhësia

1

2

3

4

5

-

1

+

Shto në shportë

Dërgim falas për porosi mbi 3.000 denarë

Reklamim në afat prej 15 ditësh pas blerjes nga dyqani online

Përshkrimi

  • SMART PRO™ është vertikalizues statik që përdoruesit i mundëson të qëndrojë në pozicion të drejtë.
  • I lehtë për t’u përdorur, i qëndrueshëm jashtëzakonisht.
  • Përdoruesit i ofron ndjesinë e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes së gjymtyrëve të sipërme.
  • Përshtatja e mbajtëseve të gjunjëve dhe e lartësisë së vertikalizuesit bëhet shpejt dhe thjeshtë, sipas nevojave të përdoruesit.
  • Sistemi inovativ UPRIGHT PRO™ përbëhet nga rripi i kafazit të kraharorit, rripi i legenit, të cilët ofrojnë mundësi të shumta përshtatjeje.
  • Ngjitëset e qëndrueshme të shiritave ofrojnë stabiliteti, siguri, përshtatje të lehtë e të shpejtë.
  • Rripi i legenit është i dizajnuar të mundësojë kontroll më të mirë të rrotullimit të legenit dhe korrigjimit të pozitës frontale të tij, nëpërmjet zhvendosjes anësore pa pengesa majtas ose djathtas, në përputhje me nevojat individuale të përdoruesit.
  • Katër rrotat e rrotullimit me frerë mundësojnë zhvendosje të lehtësishme të vertikalizuesit, duke shtuar funksionimin në mënyrë plotësuese.

Veçoritë teknike:

Gjerësia: 50 / 60 / 69 / 75 / 75 cm
Gjatësia: 71 / 79 / 98 / 108 / 108 cm
lartësia: 54 – 69 / 68 – 88 / 85 – 112 / 100 – 135 / 121 – 160 cm
Pesha: 10 / 12 / 20 / 24 / 25 kg

Treguesit mjekësor

  • Paralizë trunore, forma dhe tipe të ndryshme;
  • Meningocelë;
  • Sëmjndje muskulore me dobësim dhe paralizë (distrofi, myasthenia gravis, myositis);
  • Sëmundje gjenetike;
  • Sëmundje degjenerative dhe nervore;
  • Lëndime në tru dhe shtyllën kurrizore me paralizë dhe dobësim të gjymtyrëve të poshtme, prishje të baraspeshës dhe motorikës me etiologji të ndryshme;
  • Pas lëndimeve të kokës dhe shtyllës kurrizore me paralizë dhe parezë.

Pajisje standarde

• Tavolinë;
• Rrip kraharori (i rregullueshëm);
• Rrip legeni (i rregullueshëm);
• Mbështetëse gjunjësh që përshtaten lehtësisht;
• Mbajtëse këmbësh me stabilizues për shputat;
• Kornizë me rrota dhe frena.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.